“Gjermania po blen armët e gabuara për t’i përdorur kundër Putinit”

Në një artikull të botuar për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dy ekonomistë të shquar kanë kritikuar riarmatimimin e Gjermanisë.

Sipas tyre, ndërsa qeveria gjermane e ka rritur masivisht buxhetin ushtarak, investimet shumë shpesh përfundojnë në teknologji që nuk nevojiten më në fushën e betejës së sotme.

“Nëse vazhdojmë në rrugën aktuale, ekziston një rrezik i madh që të investojmë shuma të mëdha në sisteme të vjetruara me vlerë të kufizuar luftarake”, thanë Niall Ferguson nga  Universitetit të Stanfordit dhe Moritz Schularick, President i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, shkruan Bild.

Ekspertët i referohen konkretisht Ukrainës, e cila pritet të prodhojë rreth 4 deri në 5 milionë dronë vetëm këtë vit. Në të kundërt, flota e vogël e Forcave të Armatosura Gjermane (600 dronë) do të zgjaste vetëm për disa ditë në rast lufte.

Ekspertët kritikojnë gjithashtu se prodhimi në industrinë e armëve po ngec.

Ata shtojnë se sipas tyre, puna ende shpesh kryhet vetëm në një turn – në vend të funksionimit me tre turne 24 orë në ditë.

Megjithatë, brenda Evropës, vetëm Gjermania ka bazën industriale për të arritur objektivat e nevojshme.

Tutje, sipas dy eskpertëve, investimet po rrjedhin në fushat e gabuara. Që nga viti 2022, më shumë se 90 përqind e tyre kanë përfunduar në tanke, anije dhe avionë. Vetëm një përqind e buxhetit mbetet për kërkim dhe zhvillim.

Tanket Leopard 2 të Forcave të Armatosura Gjermane gjatë një stërvitjeje në Lituani

Prandaj, kërkesa e tyre është që Gjermanisë tani duhet të përshpejtojë masivisht riarmatimimin e saj.

Moritz Schularick është një ekonomist gjerman dhe president i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Instituti regjistron në mënyrë sistematike, ndër të tjera, vlerën e ndihmës ushtarake, financiare dhe humanitare që Ukraina ka marrë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt 2022.

Niall Ferguson është një historian britaniko-amerikan dhe një nga ekspertët më me ndikim në botë. Ai ka dhënë mësim në universitete prestigjioze si Oxford, Harvard dhe Stanford.

Të dy ekspertët kishin shkruar së bashku një artikull mbi këtë temë në qershor 2024 me titull “Gjermania nuk e dëgjoi të shtënën”.