Qeveria gjermane po nxit më shumë kompani industriale të përfshihen në prodhimin e mbrojtjes.
“Deri tani, kompanitë e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të industrisë sonë kanë punuar kryesisht paralelisht. Kjo duhet dhe ka për të ndryshuar”, tha sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Pistorius u takua në Berlin me përfaqësues të industrisë dhe shoqatave, së bashku me ministren gjermane të Ekonomisë, Katherina Reiche.
Së bashku, ata prezantuan platformën”SVI-Connect”, e cila synon të mundësojë që zinxhirët ekzistues të furnizimit në sektorin e mbrojtjes të plotësohen shpejt me burime të përshtatshme nga sektorë të tjerë industrialë.
“Politika e sigurisë është tani gjithmonë edhe politikë ekonomike”, tha Reiche.
“Ne duam dhe duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit”, theksoi Pistorius.
“Dhe sigurisht që na ndihmon nëse përfshijmë furnizues të rinj në zinxhirët e vlerës, duke e bërë vetë zinxhirin më të sigurt për të ardhmen”, shtoi ai.











