Gjermania ‘mposht’ koronavirusin, ky është numri i infeksioneve dhe vdekjeve në 24 orët e fundit

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Gjermania vazhdon të shënojë rënie të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me vetëm 192 në 186 461, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infective, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me katër në 8.791, tregoi raporti.