Gjermania me masa të reja më rigoroze kundër përhapjes së koronavirusit

Gjermania, një prej vendeve, deri tani më të kursyera në Evropë nga koronavirusi, ka riforcuar dispozitivin e saj kundër pandemisë përballë rrezikut për një valë të dytë të importuar nga pushuesit e kthyer nga pushimet.

Autoritetet gjermane do të vendosin masa kufizuese më të ashpra në nivel lokal në rast të shfaqjes së ndonjë kulmi kontaminimesh.

“Qeveria dhe shtetet rajonale kanë rënë dakord që “ndalimet e daljes” të lëshohen në nivelin e zonave të kufizuara gjeografike për banorët që do të rikufizoheshin pas shfaqjes së ndonjë vatre të COVID-19″, njoftoi kancelaria.

Konkretisht, me përjashtim të një nevojë absolute, ata nuk mund të largohen nga zona gjeografike e kufizuar.

Bëhet fjalë për një risi në vend, që deri tani kishte një përkufizim mjaft fleksibël të mbylljeve të bazuara kryesisht në vetëdisiplinim dhe vullnet të mirë.

Edhe në kulmin e kontaminimit në mars dhe prill, shumica e gjermanëve, me përjashtim të bavarezëve, nuk kufizoheshin rreptësisht në shtëpitë e tyre ashtu si italianët, spanjollët apo francezët. /ATSH-AFP