Në Gjermani janë të lumtur se më në fund mund të kenë gjetur “Toni Kroos i ri”. Bëhet fjalë për Kennet Eichhorn, 16-vjeçarin e Hertha Berlin, i cili shënoi golin e parë për ekipin kryeqytetas në fitoren 6-1 ndaj Kaiserlautern për Kupën e Gjermanisë.
Eichhorn është një titullar i rregullt te Hertha Berlin dhe është një nga dy mesfushorët qëndrorë para mbrojtjes. Pas golit dhe perfomancës në Kupën e Gjermanisë, por edhe në Bundesligën, mediet gjermane besojnë se ai mund të jetë “Toni Kroos i ri”.
Kjo gjë jo vetëm për shkak të stilit të ngjashëm të lojës, por edhe për qetësinë dhe sigurinë që ka ky adoleshent, cilësi të rralla për një lojtar të moshës së tij. Vlera e tij në treg është 20 milionë euro dhe për të ka një numër të madh ekipesh që interesohen, ku listës i prisn sigurisht Bayern Munich, por nuk mungojnë edhe klubet e tjera të mëdha jashtë Gjermanisë, si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe klubet e Premier League.
The post Gjermania gjen “Toni Kroos i ri”, është vetëm 16 vjeç dhe kushton 20 milionë euro appeared first on Telesport.











