Gjermania dhe Izraeli: Jubileu në hijen e luftës

Gjermania dhe Izraeli kujtojnë, në hijen e konfliktit në Rripin e Gazës, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas Luftës së Dytë Botërore.

60 vjet më parë, më 12 maj 1965, Gjermaniadhe Izraeli, pas përgatitjeve të gjata, vendosën marrëdhënie diplomatike. Kjo nuk ishte aspak e vetëkuptueshme në atë kohë:Lufta e Dytë Botërorenë Evropë kishte mbaruar vetëm 20 vjet më parë. Kujtimi i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër hebrenjve evropianë ishte i pranishëm në të dy vendet. Edhe sot, 80 vjet pas përfundimit të luftës, marrëdhëniet me Izraelin mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme – por edhe komplekse.

Herzog në Berlin, Steinmeier në Izrael

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Berlinin me rastin e përvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Së bashku me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, ai do të vizitojë qendrën përkujtimore “Peron 17” (“Gleis 17”) në stacionin Grunewald. Gjatë regjimit nazist, rreth 10.000 burra e gra hebrenj u deportuan prëmes këtij Peroni në kampe përqendrimi.

Presidenti Steinmeier gjatë një fjalimi për gjendjen në IzraelPresidenti Steinmeier gjatë një fjalimi për gjendjen në Izrael
Presidenti Steinmeier gjatë një fjalimiFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/POOL/picture alliance

Herzog do të takohet me më shumë se 100 adoleshentë gjermanë dhe izraelitë, të vetëdijshëm se antisemitizmi, veçanërisht midis të rinjve në Gjermani, është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më shumë se një vit e gjysmë më parë. Herzog do të udhëtojë më pas, së bashku me Steinmeier, për në Izrael, ku do të vizitojë një zonë në kufirin me Gazën.

Merkel në Knesset mbi “kauzë shtetërore”

Vizita zhvillohet në ditët e para të qeverisë së re gjermane të udhëhequr nga Friedrich Merz (CDU). Ashtu si të gjithë kancelarët para tij, Merz është i vetëdijshëm për rëndësinë dhepërgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë ndaj Izraelit.

Kur ish-kancelarja Angela Merkel (CDU) vizitoi Izraelin në vitin 2008 dhe foli në parlament – ​​Knesset – ajo përdori termin “kauzë shtetërore” (“Staatsräson”) për të përshkruar këtë përgjegjësi. Sipas saj, është detyrim i veçantë politik i Gjermanisë të mbështesë ekzistencën dhe sigurinë e Izraelit.

Kauza shtetërore si devizë politike

Kjo është një devizë politike, por jo ligjore. Megjithatë, kancelarët pas Merkelit – si shumica para saj – vepruan në frymën e këtij parimi. Pavarësisht kritikave ndaj ofensivës izraelite në Gaza, politikanët gjermanë kanë theksuar vazhdimisht se Izraeli ka të drejtë të mbrohet pas sulmit brutal terrorist nga Hamasi radikal më 7 tetor 2023. Ata thonë se Gjermania mbetet një aleat i besueshëm i Izraelit.

Angela Merkel në KnessetAngela Merkel në Knesset
Angela Merkel në KnessetFotografi: AP

Në praktikë, zbatimi i këtij parimi mund të jetë shumë i vështirë: kritikat ndaj veprimit ushtarak izraelit në Gaza po rriten edhe në Gjermani. Që nga fillimi i marsit, Izraeli ka bllokuar shpërndarjen e ndihmave në territoret palestineze, duke çuar në uri dhe vdekjen e shumë civilëve.

Në intervistën e tij të parë si kancelar për ARD, Friedrich Merz tha: “Izraeli është shqetësimi ynë më i madh. Ministri i ri i Jashtëm do të udhëtojë për në Izrael me kërkesën time. Por duhet të jetë e qartë se qeveria izraelite duhet të respektojë edhe ligjin ndërkombëtar, përfshirë ligjin e luftës.”

Netanyahu dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​urdhërarreste për, ndër të tjerë, kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahudhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant – nën dyshimin për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania është një nga themelueset e kësaj Gjykate dhe me ligj do të duhej ta arrestonte Netanjahun nëse ai do të vinte në Gjermani.

Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pas një bisede telefonike me Netanjahun, Merz deklaroi se si kancelar do të gjente “mënyra dhe mjete” që Netanyahu të vinte në Gjermani dhe të largohej prej saj “pa u arrestuar”. Merz nuk e përsëriti këtë formulim pasi mori detyrën si kancelar.

Merz: Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij humanitare

Në vend të kësaj, kancelari i ri tha në një intervistë me ARD: “Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër sulmit brutal të terroristëve të Hamasit. Por Izraeli duhet të mbetet gjithashtu një vend që përmbush detyrimet e tij humanitare – pikërisht aty ku po zhvillohet tani kjo luftë e tmerrshme, në Rripin e Gazës, ku domosdoshmërisht po zhvillohet konflitki me terroristët e Hamasit.”

Merz dhe Netanjahu gjatë një takimi në IzraelMerz dhe Netanjahu gjatë një takimi në Izrael
Merz dhe Netanjahu gjatë një takimi më parëFotografi: Kobi Gideon/GPO/dpa/picture alliance

Mbledhjet e kabinetit

Debati mbi urdhërarrestin për kryeministrin izraelit tregon se sa komplekse janë marrëdhëniet midis dy vendeve edhe sot – dhe sa shumë përcaktohen ato nga lufta në Gaza. Edhe pse ish-ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (e të Gjelbërve) ka udhëtuar shpesh në Izrael që nga fillimi i luftës, vizita e fundit e Netanjahut në Berlin u zhvillua në mars 2023, kur ai u takua me kancelarin e atëhershëm Olaf Scholz (SPD).

Gjermania dhe Izraeli mbajnë edhe të ashtuquajturat konsultime qeveritare – takime të të gjithë kabinetit nga të dyja palët – për të theksuar natyrën e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe. Gjermania zhvillon takime të tilla vetëm me dymbëdhjetë vende në botë.

Konsultimet e fundit me Izraelin u mbajtën më shumë se shtatë vjet më parë. /dw