Gjermania dënon vrasjen e gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Rripin e Gazës, përfshirë dy gazetarë të televizionit Al Jazeera, transmeton Anadolu.
Duke folur në konferencën për media në Berlin, Josef Hinterseher, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane iu përgjigj pyetjes lidhur me gazetarët e vrarë nga ushtria izraelite në Gaza.
“Para së gjithash, dua ta deklaroj këtë si një parim themelor: Ne dënojmë vrasjen e gazetarëve. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 200 gazetarë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza. Ky numër i lartë është i papranueshëm”, tha ai.
Hinterseher theksoi se është e qartë për qeverinë gjermane se gazetarët, të cilët luajnë rol kritik në portretizimin e realitetit të luftës dhe konfliktit, duhet të mbrohen dhe se kjo mbrojtje po kërkohet në nivel ndërkombëtar.
Ai tha se qeveria gjermane nuk ka gjetjet e veta konkrete për këtë çështje, duke shtuar se Izraeli duhet të shpjegojë pse 5 gazetarë u vranë në sulmin ndaj një personi të vetëm dhe të japë justifikimin për revokimin e statusit të mbrojtur të gazetarëve.
Hinterseher tha se vrasja e gazetarëve shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare. “Tani është radha e Izraelit të ofrojë një deklaratë sa më transparente dhe të kuptueshme të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.
The post Gjermania dënon su*lmin iz*raelit ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës appeared first on Kosovapost.net.