Një 42 vjeçar shqiptar është vrarë në qendër të qytetit Krefeld në Gjermani. Mediat vendase shkruajnë se viktima u qëllua përpara orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës 28 nëntor 2022.
BILD shkruan se viktima është qëlluar me plumb prapa kokës në një distancë tepër të afërt dhe 42 vjeçari ka rënë I vdekur në mes të rrugës.
Policia ka nisur një operacion për arrestimin e autorëve të këtij ekzekutimi.