Gjermani: Dënime të reja për mashtrim gjatë procesit të natyralizimit

Personat që japin informacione të rreme ose të paplota gjatë procesit të natyralizimit në Gjermani do të përballen me masa të rënda ndëshkuese, përfshirë ndalimin e marrjes së shtetësisë gjermane për një periudhë prej dhjetë vitesh.

Këto masa përfshihen në një projektligj të miratuar nga Komisioni i Brendshëm i Bundestagut, me votat e partive në pushtet – CDU/CSU dhe SPD – si dhe me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD)