Gjergj Beka i AKR-së ia kthen Dejona Mihalit: Prej 500 kilometrave distancë po i definon nevojat e qytetarëve të Mitrovicës

Kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, është tallur me Dejona Mihalin, pas reagimit të saj në përkrahje të Faton Pecit. Beka ka thënë se Mihalit i paska mbetur prej 500 kilometrave distancë t’i definojë nevojat e qytetarëve të Mitrovicës.

Ai ka thënë se Vetëvendosje po duan ta largojnë nga vetja Faton Pecin, se është krimbinalizuar dhe po qelbet prej korrupsionit në Prishtinë, siç ka shkruar ai, duke e përdorur si strategji Mitrovicën. Beka ka thënë se Faton Peci e ka tradhtuar LDK-në, e ka tradhtuar edhe Vjosa Osmanin dhe është kah e tradhton edhe Vetëvendosjen.

“Paramendoni bre, Dejona Mihali, prej 500 kilometrave distancë po i definon nevojat e qytetarëve të Mitrovicës. Edhe po pret që këto nevoja të qytetarëve tanë t’i jetësojë dikush që sheh ëndrra me qeveris me korrespodencë në Mitrovicë.
Vetëvendosje po duan ta largojnë nga vetja Faton Pecin, se është krimbinalizuar dhe po qelbet prej korrupsionit në Prishtinë. Si strategji për ta larguar e kanë gjetur Mitrovicën. Prej bujqësisë, korrupsionin e tij po duan ta sjellin në qytetin tonë.
Faton Peci e ka tradhtuar LDK-në. E ka tradhtuar edhe Vjosa Osmanin. Është kah e tradhton edhe Vetëvendosjen. Këtë e di edhe Albin Kurti e Besnik Bislimi. Ia ka kthyer shpinën Mitrovicës që shumë vite dhe tani po pret ta shpëtojë veten në Mitrovicë”, ka shkruar ai.

Link: https://www.facebook.com/share/16v1VLR5m3/?mibextid=wwXIfr