“Gjeografia” e 47 titujve të Messit, legjendës së papërsëritshme të futbollit

Me “MLS Cup” të fituar të shtunën, Lionel Messi vazhdon të mburret me vitrinën më të pasur të trofeve dhe çmimeve individuale në “planetin futboll”. Sulmuesi legjendar argjentinas ka ngritur 47 trofe në 22 sezone si profesionist, duke u bërë lojtari më i titulluar në historinë e këtij sporti.

Në nivel kombëtar me klubet, me Barcelonën fitoi 10 La Liga, 7 Kupa Mbreti dhe 8 Superkupa të Spanjës. Me PSG fitoi 2 Ligue 1 dhe 1 Superkupë Franceze; ndërsa me Inter Miami ka fituar “Leagues Cup”, “Supporters’ Shield” dhe tani “MLS Cup”. Me këtë trofe ai rrit diferencën ndaj Dani Alves (43), Iniesta (38), Piqué (38) dhe Maxwell (37).

Në arenën ndërkombëtare ka 4 Champions League, 3 Botërorë për Klube dhe 3 Superkupa Europe. Me Argjentinën ka 1 Botëror, 2 “Copa América”, 1 “Finalissima”, 1 Botëror U-20 dhe 1 medalje ari olimpike. Në plan individual ka fituar, mes të tjerash, 8 “Topa të Artë” dhe 6 “Këpuca të Arta”. Më 2025 u shpall kryegolashënues i MLS-së dhe me 404 asistime është asistuesi më i mirë në histori. Mos harroni se në vitin 2026, Messi do të mbushë 39 vjeç.

Títulos de Leo.

The post “Gjeografia” e 47 titujve të Messit, legjendës së papërsëritshme të futbollit appeared first on Telesport.