Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ndarë dy fotografi, ku në të parën shihen liderët evropianë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Ndërsa në fotografinë e dytë shihet kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, gjatë konferencës “EU enlargement”, apo “Zgjerimi i BE-së” ku në panel ishte edhe ish-kryeministri grek, George Papandreu, të mbajtur në Prishtinë.
Hoxha përmbi këtë fotografi shkroi “gjeni dallimin”, duke e kritikuar kështu Kurtin.