Gjenerali amerikan i brigadës, Chris McKinney, ka ardhur sot në Kosovë.
Me të arritur në Prishtinë, McKinney ka vizituar Ambasadën amerikane.
Atje, gjenerali u prit nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, e cila e mirëpriti dhe e falënderoi për vizitën.
McKinney pritet të mbajë takime dypalëshe, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes si dhe përforcimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e sigurisë në Kosovë.