Gjeneral brigade, Sean Flynn, njëherazi përfaqësues ushtarak i SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, ka arritur në Kosovë.
Ai u prit nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, shkruan IndeksOnline.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Flynn, do të zhvillojë një mori takimesh.
Ai pritet të mësojë më shumë mbi marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Flynn po ashtu do të takohet me personelin amerikan të KFOR-it.
“E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste gjeneral brigade, Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneral brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e KFOR-it” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
The post Gjenerali amerikan arrin në Kosovë, zbulohet agjenda e takimeve appeared first on Kosovapost.net.