“Gjeneral, tu rritë nderi, Çitaku reagon pas dëshmisë së Clark-ut: Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka falënderuar gjeneralin amerikan Wesley Clark për deshminë e fuqishme në Hagë.

Ajo ka vlerësuar së dëshmi e tij ka treguar se historia nuk rishkruhet.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush.

“Gjeneral, tu rritë nderi. Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur, pavarësisht kush përpiqet ta shtrembërojë. Në këtë tokë, e vërteta gjithmonë gjen dritë”, ka shkruar ai.