Gjendje alarmante me rrymën, priten reduktime: KOSTT fton konferencë për media

KOSTT ka ftuar konferencë për media.

Kjo pasi priten reduktime të rrymës si pasojë e rritjes së konsumit.

Njoftimi:

Tema: Gjendja aktuale e Sistemit Elektro-Energjetik të Kosovës dhe thirrje për përdorim të përgjegjshëm të energjisë gjatë sezonit dimëror

Data: 24 dhjetor 2025

Ora: 15:00

Vendndodhja: Zyra qendrore e KOSTT Sh.A., Prishtinë

Të nderuar përfaqësues të mediave,

KOSTT Sh.A. ju fton të merrni pjesë në konferencën për media ku do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Pikat kryesore që do të adresohen:

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut