Misioni i OSBE-së në Kosovë bëri të ditur se po e ndjek nga afër situatën në Radio Televizionin e Kosovës dhe i bëri thirrje qeverisë në detyrë të ndërmarrë “hapat e nevojshëm” për të garantuar funksionimin e transmetuesit publik. Në përgjigjen për RTK-në, misioni thekson se ka mbështetur këtë institucion “për më shumë se dy dekada” dhe vlerëson përpjekjet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit Dimal Basha “për të identifikuar një rrugë konstruktive përpara”.
Sipas OSBE-së, është thelbësore që Qeveria kujdestare të sigurojë vazhdimësinë e RTK-së, pasi “stabiliteti dhe funksionimi i RTK-së ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e më shumë se 700 punonjësve dhe familjeve të tyre”. Duke iu referuar zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, misioni nënvizon rëndësinë e një transmetuesi publik funksional dhe të financuar siç duhet për të gjitha komunitetet.
Pas konstituimit të Kuvendit të ri, OSBE-ja consideron thelbësore miratimin e një zgjidhjeje “afatgjatë, të pavarur dhe të qëndrueshme të financimit”, duke inkurajuar aktorët të angazhohen për zgjidhje që mbështesin një RTK të pavarur dhe profesionale.











