Gjendja ekonomike dhe rritja e çmimeve, Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro dhe sundo”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi për rritjen e çmimeve të naftës dhe efektin zinxhir në ekonomi.

Ajo theksoi se inflacioni ka arritur 6% në shkurt 2026, ndërsa çmimet e energjisë dhe produkteve janë në rritje.

“Çmimi i naftës ndikon drejtpërdrejt në të gjitha produktet që importojmë”, tha Bajrami.

Sipas saj, një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej urgjentisht për të ndërmarrë masa konkrete.

Ajo propozoi uljen e TVSH-së në karburante nga 18% në 8% dhe përgjysmimin e akcizës deri në stabilizimin e tregut.

“Qeveria është dashur të ketë takime me odat ekonomike dhe Shoqatën e Naftarëve”, deklaroi ajo.

Bajrami kritikoi mungesën e reagimit institucional, duke e lidhur atë me zhvillimet zgjedhore.

Postimi i plotë:

Apo e shihni çmimin e naftës?

A po e dini që Mimoza i’a ka qitë tavanin?

Qysh po ju duket ky tavan, poshtë apo lart?

Të nderuar qytetarë,

A e dini se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë.

Kosova në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallëra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po i’a cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona.

Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill.

Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t’i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash.

Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’ andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë.