Gjendet trupi i pajetë i policit, Armend Trena, i zhdukur në Lepenc (Foto, Video)

Në ditën e pestë të zhdukjes është gjetur trupi i pajetë i njërit nga policët, Armend Trenës.

Në kërkimin e trupave të zhdukur të dy policëve kanë marrë pjesë shumë persona.

Sot kërkimit i është bashkangjitur edhe Ismail Kasumi me ekipin e tij.

Ai në Lepenc është zhytur vetëm pas një kërkese zyrtare të marrë nga institucionet përkatëse, dhe ky ishte një nga kushtet e tij që të zhytej në Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Përveç zhytësve të këtij ekipi kërkimet janë duke i zhvilluar edhe policia, ekipet nga Prishtina si dhe FSK-ja.

L