Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur që ra në lumin Erenik të Gjakovës dhjetë ditë më parë.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, major Kristë Gjokaj.
“Ju njoftoj se personi i zhdukur ditë më parë është gjetur nga njësitet e kërkimit të zhytësve të FSK-së në një distancë prej 2 kilometrash nga vendi ku i ndjeri kishte rënë”, tha Kristë Gjokaj.
Më tej ai ka bërë me dije se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin te e ashtuquajtura Ura e Telit.
Personi ishte i moshës 88 vjeçare.