Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Obiliq 27.02.2024, 11:31. Është raportuar per nje person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.