Policia e Kosovës ka njoftuar se më 8 dhjetor 2025 është raportuar për një rast vdekjeje në një lokal në Prizren. Viktima, një mashkull ende i paidentifikuar (NN), është gjetur pa shenja jete.
Ekipet e urgjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.
Bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Demokracia.com/











