Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.











