Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet rreth vdekjes.