Gjendet një person i pajetë në kryeqytet

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Korçës, këtë herë në Pogradec. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, e cila e konfirmon lajmin. Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, teksa më parë në fshatin Sovjan të Maliqit një 37-vjeçar i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

The post Gjendet një person i pajetë në kryeqytet appeared first on Lapsi.al.