Gjendet kokainë e mariuhanë në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 8 qershor 2025, në Burgun e Dubravës, është arrestuar një i dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit zyrtar, gjatë një kontrolli rutinë të realizuar në orën 11:00 të së dielës, tek i dyshuari, shtetas kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar: 0.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Njoftimi:


POSEDIM I NARKOTIKËVE

Dubravë / 08.06.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë dhe 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.