Është gjetur i vdekur një person një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë, Behar Morina nga Gjakova.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.
Sipas Policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar në fshatin Moglicë.
“Rreth orës 20:30 minuta, policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Personi i vdekur B. M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçar”, tha Xhurkaj.
Xhurkaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.