Një person që ishte në kërkim qe dy ditë, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se M.N. (rreth 49 vjeçar) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.
Sot Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve A.N., Sh.L. dhe një të mituri lidhur me rastin.
“I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja”, kishte njoftuar kjo prokurori të dielën në mesditë, para se të gjente trupin e pajetë të M.N.