Një i burgosur shqiptar është gjendur i vdekur në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalosit, në Athinë.
Policia greke ka raportuar se fjala është për një 33-vjeçar, i gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të diele.
Në media raportohet se mbi trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë shenjë dhune.
Hetuesit nga ana tjetër dyshojnë se viktima mund të ketë vdekur për shkak të një overdoze droge, por arsyeja e vërtetë e humbjes së të riut shqiptar mbetet ende e pazbardhur.
Shqiptari ishte i burgosur nën akuzën e përfshirjes së trafikut të drogës.
Ndërkohë trupi i tij është dërguar për një ekspertizë mjeko- ligjore, teksa më tutje do t’u sillet familjarëve për ta varrosur.