Në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, saktësisht në rrugën Afrim Zhitia, rreth orës 13:20.
Policia njofton se në vendin ku është gjetur viktima, është gjetur edhe një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Në raportin e policisë nuk tregohet nëse viktima ka qenë i qëlluar me armë zjarri, apo jo.