Të dielën në Pejë është gjetur një person pa shenja jete. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq dyshohet se viktima është vetëvrarë.
Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës së gjetur.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.