Gjendet i vdekur një person në një autoservis në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Mesditën e sotme është gjetur një person i vdekur në një autoservis në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë,  ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka deklaruar Ahmeti.

Related Posts