Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

Mëngjesin e së martës është raportuar në polici se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se ekipi i emergjencës dhe njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës.

Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore, njoftojnë nga Policia e Kosovës.