Sot është gjendur i vdekur një 17 vjeçar në fshatin Verban të Komunës së Vitisë.
Edhe policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar rastin e vdekjes.
Gazeta Express mëson nga burimet e saj brenda Policisë se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.
Familjarët e viktimës e kanë njoftuar Policinë për rastin dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit trupin e pajetë të 17-vjeçarit e kanë dërguar për obduksion.