Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje që ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, shkruan Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Gjilan / 03.06.2025 – 07:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.