Një 72-vjeçar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në rrugën “Hamzë Jashari”. Informacioni rreth gjetjes së trupit i kishte shkuar policisë sot në mesditë dhe menjëherë pas informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur.”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli për gazetën online Reporteri.net.
Ai ishte raportuar i zhdukur me datën 12 qershor nga familjarët e tij.
Veseli tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.