M.N 49 vjeçar (gazeta e di identitetin e tij) është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premtë kur janë përleshur për mal.
Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë. Madje për vendodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja.
Por, i njejti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës.
“Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend të ngjarjes”, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, A.N,SH.L dhe një të mituri, lidhur me këtë rast.
49 vjeçari M.N deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa pak më parë është gjetur i vdekur.
Të gjitha njësitë e nevojshme policore po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, mjëkët kanë konstatuar vdekjen e tij.