Gjendet i mituri që u raportua i zhdukur në Lipjan

Një fëmijë i mitur që ishte raportuar i zhdukur në Gadime të Lipjanit është gjetur në orët e mbrëmjes të së martës, ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

I mituri ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së sotme.

Sipas disa mediave lokale, ai është gjetur në lumin e Gadimes me shenja jete.

Është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

Nga QKUK-ja kanë thënë se ai po trajtohet në dhomën e reanimacionit, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.