Sot në Gjilan është gjetur e vdekur një zyrtare policore.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.