Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar Arta Hajzeraj, 13 vjeç, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.
Lajmin e ka konfirmuar babai i saj përmes një bisede telefonike me Ambasadorin Faruk Ajeti.
Në një komunikatë zyrtare, Ambasada shprehu falënderime për solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve gjatë periudhës së kërkimeve.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, u vlerësua puna e autoriteteve policore në Zwickau.
“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.
Ambasada përfundoi me shpresën për sigurinë dhe mirëqenien e Arta Hajzerajt. “Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj”, theksohet në njoftim.
The post Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë appeared first on Kosovapost.net.