Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se te gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë.

“Ndërsa një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit”, thuhet në njoftim.

ShKShMK ka nisur një operacio për kërkimin e Alpit të vogël nga Gjilani, i cili është raportuar i zhdukur.