Gjatë punimeve për vendosjen e kabllove elektrike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet kanë hasur në struktura arkeologjike.
Për këtë arsye, punimet janë ndërprerë përkohësisht.
Burime brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e kanë konfirmuar ndaljen e tyre për shkak të gjetjeve arkeologjike.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me arsyet e ndërprerjes së punimeve.

