Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën mbrëma në fshatin Dobrosevinë të Zubin Potokut janë gjetur në një shtëpi të braktisur dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore.
Kontrolli u bë rreth orës 23:20 të martën.
“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ditëve të fundit Policia e Kosovës në disa raste ka gjetur dhe sekuestruar armë në veri.










