Gjenden mbetje mortore në Vushtrri

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri.

Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.

Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftimin e KQPZh.