Sipas autoriteteve greke, Denisa dhe Emanuela, 16 dhe 17 vjeç vjeçe, gjeten prej policisë,vetëm një ditë pasi kishin kontaktuar me familjarët e tyre. Ato ndodheshin në zonën Danagra, vetëm pak kilometra larg banesës së tyre.
Ato janë dërguar në rajonin e policisë në Kalkidha, ku dhe deklaruan se ishin ndihmuar prej një miku të tyre 19 vjeç, i cili tashmë përballet me akuza për vënien e rrezik të personit të mitur.
Dy vajzat u dërguan në spital për të verifikuar edhe gjendjen e tyre shëndetësore dhe në vazhdim do të dërgohen në banesën e tyre, ku në prani të psikologëve do t’i bashkohen familjes së tyre.
Një ditë më parë, nëpërmjet telefonit,dy vajzat kishin njoftuar policinë se ishin mirë me shëndet, por nuk dëshironin të ktheheshin pranë familjes, njofton TCH.
Ato deklaruan se i kishin kërkuar 19-vjeçarit t’i ndihmonte, pasi kishin probleme familjare.
Ndërkohë që negociatorët e policisë, i kanë bindur nëpërmejt telefonit të miturat, se duhet të ktheheshin pranë familjes dhe se shërbimet shtetërore do të gjenden pranë familjes, për t’i mbështetur ato.
Edhe 19-vjeçari deklaroi se i ndihmoi vajzat pa asnjë interes, mbas një apeli që ato i kishin bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.