Cristiano Ronaldo sapo ka blerë një avion privat me vlerë 50 milionë euro, jo për luks, por sepse për të ishte nevojë: “Më duhej, nuk jam njeri normal të endesha nëpër aeroporte. Investimi në një avion privat ishte i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, jo thjesht shpenzim luksi”.
40-vjeçari portugez, i njohur për menaxhimin e kujdesshëm të pasurisë së tij, u shpall së fundi nga “Bloomberg” si futbollisti i parë miliarder në histori, megjithatë tregon se ishte i vetëdijshëm për pasurinë e tij prej shumë vitesh: “Nuk është e vërtetë, jam miliarder prej shumë vitesh. Si e di? Shoh paratë e mia, duhet të kujdesesh për gjërat e tua. Kam njerëz përreth që më ndihmojnë të bëj gjërat e duhura, sidomos për financat dhe investimet. Kam kontroll mbi gjithçka, sepse është jeta ime, janë paratë e mia”.
Ronaldo shpjegon se arritja e këtij niveli financiar ishte një nga objektivat e tij kryesore, siç ka qenë gjithmonë për trofetë dhe karrierën: “Nuk jam i obsesionuar pas parave. Ato mund të ndihmojnë, por kur arrin një nivel të caktuar, paratë nuk kanë më rëndësi. Po, ishte një nga objektivat kryesore që kisha në mendje, përveç trofeve dhe suksesit në futboll”.

The post Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë, e zbulon Ronaldo: Vlen 50 milionë euro. Më duhej, jo thjesht shpenzim luksi appeared first on Telesport.










