Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prizren

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi dje në mes të tri veturave në Mamushë të Prizrenit.

Ata, pas trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi.

“AKSIDENT TRAFIKU ME TË LENDUAR- Fsh. Mamush, Prizren / 25.01.2026 – 23:35. Është raportuar për aksident trafiku me të lënduar në mes të tri automjeteve, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një femër kosovare dhe pesë meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.”