Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika dalin sot para gjykatës

Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryejen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Gjashtë nga të dyshuarit, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, do të paraqiten sot para gjykatës.
Seanca dëgjimore do të mbahet sot me fillim nga ora 13:00, njofton Klankosova.tv.

Derisa dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Derisa Prokuroria Themelore e Ferizajt siç mëson Klankosova.tv ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.