Gjashtë pjesëtarë të PE-së ishin në Kosovë në ditën e zgjedhjeve

Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian për Zgjedhjet Nacionale ka njoftuar se pak ditë para 9 shkurtit në Kosovë kanë arritur edhe gjashtë anëtarë të Parlamentit Evropian.

Në një njoftim në platformën X thuhet se ky delegacion erdhi për t’i dalë në ndihmë misionit të BE-së.

“Delegacioni udhëhiqet nga deputetja e Parlamentit Evropian, Marta Temido”.

“Si përfaqësues të zgjedhur, deputetët evropianë sjellin njohuri të vlefshme dhe vëzhgimet e tyre kontribuojnë shumë në mision”, thuhet në njoftim.