Policia e Kosovës ka njoftuar se dje 6 persona kanë sulmuar fizikisht një person në Podujevë.
Në raportin 24 orësh të policisë është bërë me dije se gjatë sulmit është përdorur edhe thika.
Policia ka treguar se 5 të dyshuar janë arrestuar, kurse njeri nga ta është në arrati.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman.
“Rr.Nuhi Gashi & 19-Qershori, Podujevë 21.03.2025 – 19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin 24 orësh.